Arrestohet juristi i kadastres se Vlores, falsifikoi dokumenta

Arrestohet juristi i kadastres se Vlores, falsifikoi dokumenta

65
0
Shares

Policia e Vlorës arrestoi sot juristin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nën akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Në pranga ka përfunduar shtetasi H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Specialistet për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ndaluan shtetasin.

H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, njofton policia e Vlores.

Hetimet për këtë person janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY