Tabaku nxjerr shifrat: Qeveria gënjeu, në 7 vite rriti borxhin dhe detyrimet...

Tabaku nxjerr shifrat: Qeveria gënjeu, në 7 vite rriti borxhin dhe detyrimet e prapambetura

52
0
Shares

Ish deputetja Jorida Tabaku ka publikuar nje grafik me shifrat e borxhit ndersa ka komentiar se qeveria gënjeu, në 7 vite rriti borxhin dhe detyrimet e prapambetura.

Delarata e Tabakut:

Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura” dhe i çuan me 620 milione Euro.

Moren kredi dhe rritën borxhin public me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.

Burgosen qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.

Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.

Rriten borxhin e fshehur pa bere asnje km rruge, pa ndertuar nje shkolle te re, dhane cdo gje me koncesion e PPP.

Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon.

Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë cdo gje për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i smëurë nga pangopësia dhe korrupsioni.

Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tergohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY