KPA vulos nxjerrjen nga sistemi të ish-kreut të gjykatës së Tropojës

KPA vulos nxjerrjen nga sistemi të ish-kreut të gjykatës së Tropojës

69
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për nxjerrjen nga sistemi i drejtësisë të ish-kreut të gjykatës së Tropojës, Dritan Seci.

Seci u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në mars të vitit të kaluar pasi nuk justifikoi pasurinë. KPK ngriti dyshime për fshehjen e një apartamenti dhe një borxh prej 20 mijë eurosh në emër të gjyqtarit Dritan Seci.

Gjyqtari apeloi pasi nuk ishte dakord me vendimin, por Kolegji la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e nxjerrë nga sistemi.

VENDIMI I PLOTË

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.33/2019, datë 15.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Dritan Seci, kundër vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Seci.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.11.2020.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY