Zbulohet mesazhi i Ramës për futbollistin serb. Numrin ma dha miku yne...

Zbulohet mesazhi i Ramës për futbollistin serb. Numrin ma dha miku yne i përbashkët Vucic. Paloka i bën një shënim

210
0
Shares

Është publikuar sot një mesazh që Kryeministri Rama i ka nisur ish futbollistit të famshëm serb, Sinisha Mihaloviq. Mesazhi u publikua ne gazeten Panorama Sport.

Në fakt mesazhi është publikuar në librin e këtij të fundit të titulluar “La partita della vita” (Ndeshja e jetës) dhe i përket periudhës kur trajneri serb ishte i sëmurë dhe po luftonte me leuçeminë.

Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit, tregon se numrin e telefonit të Edi Ramës ia kishte dhënë miku i tyre i përbashkët, Aleksandar Vuçiç.

Mesazhi i Ramës për Mihajlovic:

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandër Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad.

Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes.

E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik.

Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do të duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh, nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e futbollit.

Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më me shpresën se një ditë do të mund t’ju takoj personalisht. ER”.

Pas këtij mesazhi, Mihajloviç ka shkruar: “Nuk ndodh shpesh që të marrësh mesazhe të tilla”.

Ndërkaq n/kryetari i PD, Edi Paloka ka komentuar mesazhin si një gjest i Ramës qe flet shume per të, karakterin e deformuar dhe “simpatite” e ketij “patrioti te madh”, sikurse thotë Paloka.

Komenti i Palokës:

Pikerisht ne kohen qe drejtuesit e UÇK-se jane ne Hage dhe Rama me vemjet rreth tij po bejne cfare eshte e mundur per ti dhene nje dore Vucicit gjoja duke sulmuar Bashen, publikohet nje tjeter fakt interesant…

Ish-futbollisti i kombetares se Serbise , Sinisa Mihajlovic ka botuar se fundmi nje liber per luften e tij me nje semundje te rende. Nder te tjera ne liber ai zbulon dhe mesazhin qe i ka derguar kryeministri i Shqiperise Rama !

Ky fakt ( i fshehur cuditerisht nga Rama qe publikon edhe banalitetet me te vogla) eshte botuar sot ne gazeten Panorama Sport. Lexoni cfare shkruan Rama. Nje mesazh qe tregon shume jo vetem per “simpatite” e ketij “patrioti” te madh por dhe per difektet e shtremberimet karakteriale…

“I dashur mister. Jam Edi Rama, kryeminister i Shqiperise , ish-lojtar i kombetares shqiptare te basketbollit dhe NJE ADMIRUES I VJETER I SAMPDORIAS SE VUJADIN BOSHKOVIT…”

Deri ketu kemi vetem nje Rame narciz dhe genjeshtar te vogel, sic e njohim te gjithe. Na paska dale dhe “admirues” i Sampdorias pasi ka kaluar me rradhe gjithe ekipet e tjera .

Ne fakt e gjitha kjo nuk ka lidhje me futbollin , se Rama eshte komplet injorant ne futboll e pervec tersit ne futboll nuk sjell gje tjeter.

Fakti qe Rama permend nje tjeter trajner te njohur si Boshkov ka lidhje thjesht me nacionalitetin e tij serb.

Me poshte ne mesazh Rama i shkruan Mihajllovicit:

“ E mora numrin tuaj te telefonit nepermjet MIKUT TONE TE PERBASHKET ALEKSANDER VUCIC. Folem per ju dje ne mbremje ketu ne Novi Sad…”

Kaq!

Me siguri pas ketij publikimi do hidhen goret ne mbrojtje e do fillojne me

“Cfare te keqe ka ti shkruash nje futbollisti qe ka kaluar nje semundje te rende…etj etj”

Po ju pergjigjem paraprakisht

Sigurisht nuk eshte “tradheti” ti shkruash nje futbollisti, per kete ka boll prova te tjera qe fillojne me planet per ndarjen e Kosoves, po ketu shfaqen “simpatite nacionale” te ketij patriotit qe kemi kryeminister.

Ky admiruesi i futbollit pak dite me pare nuk lejoi Andi Lilen ne stadiumin e tij. Ishte rasti i dyte qe Lilen e nxirrnin me dhune nga nje stadium, i pari ishte ne Beograd ku ai u perlesh per flamurin tone.

Po nje pyetje ; A i ka derguar per shembull ndonje mesazh Fadil Vokrrit, ky “admiruesi” i futbollit kur legjenda e futbollit kosovar po luftonte me semundjen apo nuk kishte kush ja jepte numrin se nderkohe ishte nderkryer me gjithe kryeministrat dhe lideret politike te Kosoves? Ja pra qe nuk eshte nje mesazh i thjeshte i nje admiruesi te futbollit po me shume se aq dhe kete e sqaron dhe nje “detaj” ; ashtu si Bregovici qe Rama i dha Celsin e Tiranes per ta nderuar edhe Mihajlovici njihet per deklaratat e tij nacionaliste gjate luftes ne ish-Jugosllavi dhe Kosove…

A thua te jete rastesi…?!!! Mesazh nje nacionalisti serb me numrin qe ta jep “miku i perbashket” ish zedhenes i Miloshevicit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY