SKANDALI/Basha publikon të dhënat: Qeveria fshehu gjysmën e viktimave të COVID-19

SKANDALI/Basha publikon të dhënat: Qeveria fshehu gjysmën e viktimave të COVID-19

88
0
Shares

“Qeveria fshehu gjysmën e viktimave të COVID-19. Nga 923 të vdekur, MSH raportoi vetëm 509 për periudhën Mars-Tetor. Dramatike situata në nëntor”, deklaroi Basha sonte ne Opinion te Blendi Fevziut.

Autoritet shtetërore kanë fshehur nurmin real të viktimave nga COVID-19. Fakti teonditës është bërë publik nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë intervistës në emisionin Opinion në TV Klan.
Basha publikoi të dhënat zyrtare dhe ato reale ku rezulton se që nga marsi e deri tani janë 414 raste fatale që janë mbajtur të fshehura. Sipas të dhënave të publikuara nga Basha, autoritet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht janë 923 viktima nga COVID-19.
Situata edhe më e rëndë është gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur. Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.
Data 9 nëntor rezulton si më tragjike sa i përket fataliteteve ku ministria e shëndetësisë ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve, 11, ndërsa shifrat reale sipas të dhënave të publikuar nga Basha, janë 26 viktima nga COVID-19.

Pjese nga intervista:

Lulzim Basha: Për fat të keq Edi Rama, kryeministri i qeverisë akoma në detyrë ka bërë politikë me vdekjen duke fshehur shifrat reale të vdekjes.
Blendi Fevziu: Çdomethënë kjo?
Lulzim Basha: Hap pas hapi.
Blendi Fevziu: Se i vdekuri nuk fshihet.
Lulzim Basha: Mbrapa jush ndodhet një dokument i cili tregon vdekjet e raportuara dhe vdekjet e vërtetuara ne morg, informacion i ardhur drejtpërdrejtë nga institucionet shëndetësore, informacion i mbërritur tek ne …
Blendi Fevziu: Basha më fal, vdekje në morg janë nga COVID-i?
Lulzim Basha: Nga COVID-i.
Blendi Fevziu: Kush e vërteton këtë?
Lulzim Basha: Pra edhe njëherë kjo që keni prapa, ka ardhur një denoncim i cili është verifikuar sot siç ju thashë dhe keni shifrën e vdekjeve të raportuara zyrtarisht deri në fund të tetorit dhe keni vdekjet e vërtetuara si vdekje nga COVID-i në morgun e Tiranës. Këto janë vetëm…
Blendi Fevziu: Pra ju po thoni…
Lulzim Basha: Më fal zoti Fevziu.
Blendi Fevziu: Ju po thoni që këto këtej janë të vërtetat dhje këto janë zyrtaret.
Lulzim Basha: Po. Unë po them që jo vetëm kaq por vdekjet e vërtetuara janë vetëm të pacientëve në spitalet COVID, jo atyre që kanë vdekur në shtëpi dhe për këtë ne disponojmë edhe listën me emrat e viktimave ditë për ditë, unë e kam këtu natyrisht..
Blendi Fevziu: Si listën me emrat e viktimave?
Lulzim Basha: Listën e të vdekurve.
Blendi Fevziu: Tani vetëm një sekondë se kjo nuk është gjë e vogël. Kjo e para njëherë ka një standard sesi përcaktohet viktima e COVID-it duhet të jetë më tampon pozitiv dhe duhet të ketë ndërruar jetën në rrethanat e të qenit i infektuar, në kushte spitalore ose shtëpiake mbas daljes nga spitali nuk ka rëndësi por duhet të jetë i infektuar me COVID, e para. E dyta, ka INSTAT-i një rritje të vdekjeve që ja ka raportuar shtetit shqiptar që tregon që.. apo jo dhe kemi diskutuar por prapë nuk mund të thotë askush që rritja e këtyre vdekjeve ka ardhur detyrimisht nga COVID-i. Si e vërtetuat? Se ju nuk i keni bërë tampon të vdekurve. Si e keni vërtetuar ju që këta janë të vdekur nga COVID-I. pot ë shohësh INSTAT-in se e bërë emision të Martën për këtë çështje ka një rritje prej 25% të vdekjeve në 6 mujor në Shqipëri. Është kështu apo jo?
Fationa Medini: Patjetër!
Blendi Fefziu: Por askush nuk mund të thotë. Mundë të ngresh hipotezën që këta mund të jenë nga COVIDI apo një pjesë e madhe por ti s’mund ta thuaj janë nga COVIDI. Se kjo është pastaj si shpirtrat e vdekur te gogolit.
Baton Haxhiu: Domethënë, kjo data 17?
Lulzim Basha: Jo ky është Nëntori. Nëntori janë raportuar 128 numri i vdekjeve të vërtetuara në morg me diagnozën COVID-i sipas denoncimit të ardhur drejtpërdrejt.
Blendi Fefziu: Sipas denoncimit apo sipas morgut janë COVID?
Lulzim Basha: Denoncimi kanë këtu dokumentat e morgut. Po ti afrosh vetëm se këtu janë dhe emrat.
Blendi Fefziu: Ma jep mua se i mbuloj unë emrat.
Lulzim Basha: Mbuloj emrat.
Blendi Fefziu: Ta premtoj që I mbuloj unë emrat.
Lulzim Basha: Këtu ke shtator këtu ke tetorin, aty ke deri ne Gusht. Merri dhe këto të dyja. Merri dhe këto të dyja Fevziu. Dhe kjo për të thënë atë që thotë zonja Medini arsyeja është sepse qeveria ka bërë politikë me vdekjen dhe nuk ka raportuan numrin real të vdekurve.
Blendi Fevziu: Unë i fsheha numrin ky është dokument zyrtar apo është listë që e ka bërë PD-ja
Lulzim Basha: Më vjen shumë keq ai është dokument i ardhur drejtpërdrejt nga morgun dhe në qoftë se sot do të kishim një prokurori funksionale për veprën penale të fshehjes së informacionit në këtë moment këtu duhet të vinin prokurorë ti marrin ato dokumente dhe të shkojnë të konfiskojnë dokumentet në morg dhe të nisin një hetim kush ka fshehur numrin e viktimave reale.
Blendi Fevziu: Po këto janë letra pa asnjë kokë pa asnjë vulë pa asnjë identifikim zyrtar.
Lulzim Basha: Se është shumë e thjeshtë të bësh jonë.
Blendi Fevziu: Jo mo unë po bëj normale po bëj atë që do të bënte çdo gazetar, jo të marr një letër në dorë e ta haj.
Lulzim Basha: Këto janë listat zyrtare të morgut të QSUT-së dhe unë po i bëj një thirrje prokurorisë nga kjo studio, në këtë moment.
Mentor Kikia: Çfarë e konfirmon atë që është një zyrtare e morgut? Nuk po dua të vë në dyshim sinqeritetin tuaj.
Lulzim Basha: Për fat të keq punët që normalisht do të bënte dhe lejohet ti bëjë media pengohet, dhe media e ka pasur të pamundur të bëjë këtë dhe njerëzit që punojnë aty kanë qenë në presion. Ka njerëz kurajoz të cilët e kanë parë që situata është jashtë kontrollit, në një moment të caktuar kane sjellë informacionin që dhe vetë ju e thatë që qeveria ka bërë politikë me vdekjen, ka fshehur numrin e viktimave dhe kjo tani është e vërtetuar nga një listë me emra dhe mbiemra të gjithë personave që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-it.
Blendi Fevziu: Aty përcaktimi i vdekjes është bërë nga vetë morgu?
Lulzim Basha: Po, ka dhe informacione të tjera të cilat më vjen keq se duhet të vijnë t’i thonë ekspertët dhe trajtimi i viktimave është bërë siç trajtohen viktimat COVID.
Blendi Fevziu: Çne e solle prokurorinë prapë në derë?
Blendi Fevziu: Një Pyetje kam Basha, në qoftë se ato janë dokumenta zyrtare dhe prokuroria do të bëjë hetim jeni i gatshëm ju i pari se denoncimin po e bëni ju, të dilni dhe të dëshmoni para prokurorisë?
Lulzim Basha: Jo vetëm kaq por unë i bëj thirrje prokurorisë të shkojë këtë moment në morg dhe të marrë evidencat e plota nuk ka nevojë fare të vijë këtu por edhe po të vijë këtu mirë është. Të shkojë tani në morg edhe të marrë evidencat e plota që na kanë ardhur ne dhe të vërtetojë këtë që po them, që është bërë politikë me vdekjen, është fshehur numri i viktimave që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-it. Që ky është një fakt ne e kemi bërë edhe subjekt bisedash sepse për fat të keq kanë ndërruar jetë njerëz që ne i kemi njohur dhe nuk janë raportuar as atë ditë, as ditën tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY