Mbyllet Kadastra e Tiranës për shkak të infeksioneve me covid

Mbyllet Kadastra e Tiranës për shkak të infeksioneve me covid

89
0
Shares

Kadastra ka njoftuar sot se Tirana Veri dot ë mbyllet plotësisht ndërkohë që një numër zyrash në rrethe po punojnë me 50% të kapacitetit.

“Ekipet mjekësore pasi inspektuan zyrat e Drejtorisë Rajonale Tiranë, lanë rekomandimet e tyre përsa i përket gjendjes së infektimeve, situatës së ambjenteve të punës, distancave fizike midis punonjësve, etj. Gjithashtu u vendos mbyllja me afat të përkohshëm e Drejtorisë Rajonale Tirana-Veri.

Nga ana jonë, duke patur parasysh rëndësinë e punës sonë, si zyra shërbimesh të pa zëvendësueshme për qytetarët dhe institucionet, vendosëm që punonjësit të cilët nuk janë të infektuar të qëndrojnë me grafikë në punë, duke respekuar masat e vendosura anticovid, gjithashtu edhe duke përdorur me sa të jetë e mundur edhe punën nga shtëpia si edhe turnet e alternuara.

Ndërkohë, për shkak të situatës së rënduar të infektimeve, edhe në disa nga drejtoritë tona vendore, po punohet me kapacitet të kufizuar në 50 % të stafit (Drejtoritë Vendore Berat, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Tirana Jug, Kamëz-Vorë, Vlorë).

Në këtë situatë, është e kuptueshme që mund të ketë ulje të ritmit të punës dhe shkelje të afateve në shërbime, natyrisht pa prekur cilësinë e shërbimit të kërkuar.

Gjithashtu ftojmë qytetarët që, sipas nevojave të tyre, të përpiqen të shmangin ato aplikime që nuk i kanë të domosdoshme për momentin, kjo me qëllim që të përpiqemi bashkarisht të mos shkaktojmë mbingarkesë të sistemit”, njofton Kadastra Shqiptare./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY