FUTBOLL/ Shqiperia mund Kazakistanin, tani ne vend te dyte ne grup

FUTBOLL/ Shqiperia mund Kazakistanin, tani ne vend te dyte ne grup

95
0
Shares

Shqipëria fitoi sot Kazakistanin me rezultatin 3-1 ne ndeshjen e luajtur ne Air Albania, Tirane.

Keshtu Kombetarja është ngjitur e dyta me 8 pikë në grupin C4 të Ligës së Kombeve. Bjellorusia ndërkohë mundi Lituaninë me rezultatin 2-0 dhe renditet e para me 10 pikë. “Finalja” për vendin e parë në grupin tonë mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të luhet të mërkurën në orën 16:00 në “Air Albania”.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Cikalleshin në minutën e 16-të pas një krosimi perfekt të Memushajt.

Më pas dyfishuan shifrat në minutën e 23-të pas një rrëmuje në zonë me Ismajlin, por nuk arritën dot as të festonin për golin e dytë, sepse Kazakistani shënoi një minutë më pas nga mesi i fushës duke shtangur Berishën, që jo vetëm ishte pozicionuar keq në atë moment, por as që e kishte menduar një “rreng” të tillë nga kundërshtarët.

Në pjesën e dytë Shqipëria shënoi sërish me anë të Manajt, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar me “dhunë” nga Amir Abrashi. Ky i fundit ishte padyshim një ndër më të mirët në fushë.

Shqiperia 3-1

Shqipëria për të siguruar vendin e parë në grup, duhet patjetër që të fitojë me Bjellorusinë, e cila ka dy pikë më shumë.

SHQIPËRI – KAZAKISTAN 3-1

Cikalleshi 16′, Ismajli 23′, Manaj 62′ (p)  / Abiken 24′

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY