Ish-drejtori i Shëndetit Publik:Gjendja shqetësuese, po shkojmë drejt kolapsit

Ish-drejtori i Shëndetit Publik:Gjendja shqetësuese, po shkojmë drejt kolapsit

45
0
Shares

Ish-drejtori i Shëndetit Publik, Mhill Gecaj i ftuar në Fac News foli rreth menaxhimit të pandemisë së Covid-19 e tha se situata në vendin tonë po shkon drejt kolapsit.

Sipas Gecaj mospërfshirja e mjekut të familjes deri më tanj ka bërë që e gjithë barra e të sëmurëve të kalojë tek Urgjenca Kombëtare. Ai shtoi se shumë qytetarë të infektuar me Covid-19 po trajtohen në banesa e që duhet të përcaktohet sa më parë dhe qartë një protokoll klinik për të sëmurët.

“Në këto momente që flasim kemi një numër të shtuar të rasteve. Nga institucionet përkatëse duhet të ishim marrë masat përkatëse për të parandaluar trendin në rritje të rasteve të reja. Përjashtimi i mjekut të familjes dhe i shërbimit parësor në menaxhimin e situatës së Covid-19 ka bërë që ne sot të ndodhemi në këtë situatë. Mjeku i familjes është baza e mjekësisë. Anashkalimi i mjekut të familjes dhe shërbimit parësor i la jashtë vëmendjes duke ja kaluar gjithë barrën Urgjencës Kombëtare, i cili nuk është institucioni i duhur për të përballuar situatën e pandemisë. Situata është në kolaps të plotë dhe duhet shumë punë për tu kthyer aty ku ishim.

Kemi rreh 370 të shtruar në dy spitale. Duhet të ishte shërbimi mjekësisë familjare, spitalet rajonale të cilat do të bënin shfryrjen e ngarkesës në spitalet Covid1 dhe Covid 2.  Menaxhimi i situatës është krejtësisht jashtë kontrollit.

Për sa i përket spitalit Covid3 ky duhet të ishte hapur me kohë. Jo vetëm për të sëmurët, por ndjekja e të sëmurëve duhet të ishte në spitale dhe jo në banesë. Jemi në një situatë të vështirë, unë ju them në një përgjegjësi të plotë se që nga fillimi i pandemisë deri sot kam trajtuar 500-600 të sëmurë me Covid.

Në rast se në spital janë të shtruar 370 persona, mjekët e familjes trajtojmë me qindra dhe mijera të tjerë në shtëpi dhe gjej rastin të falenderoj mjekët e familjes për shërbimin që kanë ofruar. Është një numër shumë i madh i të sëmurëve që trajtohen në banesë. Në këtë moment ku ndodhet vendi është gjetja e një zgjidhje dhe marrja e masave pasi jemi në momente kritike. Bërja e testeve është emergjencë kombëtare për të bërë të mundur mbajtjen në kontroll të situatës. Shtimi i këtyre rasteve.

Duhet që mjeku i familjes të mbaje përgjegjësinë dhe të duhet një protokoll mjekimi. Aktualisht nuk ka një protokoll mjekimi. Duhet një udhëzues i qartë klinik. Nuk mund të trajtosh një të sëmurë me Covid dhe me diabet si një të sëmurë thjeshtë me Covd. Duhet të jenë të përcaktuara qartë udhëzuesit klinik. Është humbur kohë e madhe.” tha Gjecaj.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY