“Historia si një mushkë”, Mustafaj prezanton librin e tij te ri

“Historia si një mushkë”, Mustafaj prezanton librin e tij te ri

52
0
Shares

Shkrimtari Besnik Mustafaj, prezanton librin e tij të ri “Historia si një mushkë”.

Ai tregon edhe emocionin më të fuqishëm gjatë gjithë procesit krijues deri sa del libri për lexuesit.

“Momentin më emocional e kam kur marr për herë të parë librin në dorë, pasi është dalë nga shtypshkronja. Unë e mora librin nga shtypshkronja dhe jam i prekur si edhe i emocionuar”,shprehet ai.

Veçantia e këtij libri sipas shkrimtarit qëndron jo vetëm se ai rikthehet tek zhanri i novelës pas shume vitesh, por edhe vazhdimësia për të kuptuar rolin e individit në historinë shqiptare, e në këtë rast ai hulumton mbi origjinën e dhunës tek shqiptarët.

“Në gjithë prozën time kam një përpjekje për të kuptuar rolin e historisë në jetën e individit shqiptar dhe sa kjo histori e ka përcaktuar individin shqiptar në temperamentin apo dramën e tij. Qasja ime për të kuptuar përmes imagjinatës se nga na vjen ne shqiptarëve një prirje dhune autodestruktive. Jam përpjekur ta vendos në kontekst që edhe lexuesi të ndjehet i kënaqur”, tha Mustafaj.

Librin e ri e prezantoi në ambientet e Kalasë së Tiranës, ku ftoi lexuesin që ta lexonin dhe në fund ai është i bindur se ato do t’i japin te drejte se ka bërë mirë që ka lënë politikën , për të shkruar libra të tjerë.abcnews

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY