“Komiteti i Eksperteve, 6 muaj pa folur, foli vetem te sulmoje Bashen”

“Komiteti i Eksperteve, 6 muaj pa folur, foli vetem te sulmoje Bashen”

101
0
Shares

“Ai komitet, që nuk i dha kurrë përgjigje shqetësimeve të qytetarëve dhe as ekspertëve të PD, sot zgjedh të përdoret politikisht në mënyrën më banale, duke bërë zëdhënësin e Edi Ramës kundër Lulzim Bashës”, tha nder te tjera ne nje deklaratenpee shtyp, ish deputeti Bardh Spahia.

Ne vijim ai thote se ka keqardhje për komitetin e ekspertëve që me deklaratën e sotme konfirmoi se është vetëm një organ që shërben për t’i dhënë lustrën e “profesionalizmit” propagandës së rëndomtë e kriminale të Edi Ramës.

“Aq të madh e kanë merakun politik, sa kanë harruar respektimin e rregullit bazik anti Covid që vetë kanë urdhëruar për cdo qytetar: përdorimin e maskës. Shfaqen në foto të mbledhur pa maska. Nuk zbatojnë rregullat që vendosin vetë, ndërsa për shqiptarët nuk kanë gajle të vendosin gjoba në emër të Edi Ramës. Dinë të bëjnë vetëm politikë dhe moralin e “bëj si them unë, por jo si bëj unë”.

Ky komitet as edhe njëherë të vetme nuk ngriti zërin për rritjen e numrit të testimeve, edhe pse kjo është një praktikë botërore dhe Shqipëria vazhdon të mbetet vendi i fundit edhe në rajon për nivelin e ulët të testimeve! Si ka mundësi që Komitetit nuk i bën përshtypje kjo gjë???”, deklaron Spahia. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY