Shperthen Presidenti: Unë jam Ilir Meta, jam nga Skrapari. Mua të më...

Shperthen Presidenti: Unë jam Ilir Meta, jam nga Skrapari. Mua të më thotë dëshmor ai qen bir qeni

441
0
Shares

Mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” është i ftuar Presidenti Ilir Meta.  “Rama: Meta mbret apo dëshmor i Kombit/ Ç’domethënë?”, ka qenë një nga pyetjet e shtruara në emision.

“E para, të frikësohet luani nga lepuri nuk ndodh. E dyta, lepurin e kanë kapur në qark… Bën si i fortë me shqiptarët duke shpërdoruar ato pushtete që i ka grabitur në mënyrë anti-kushtetuese. Po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri si ke bërë gjithë këto vite për llogari të Soros dhe të miqve të tu serb se nuk do kesh të bësh me Ilir Metën, por me shqiptarët, prandaj nuk del në studio ai. I kam paralajmëruar të gjithë miq dhe armiq të Shqipërisë, kodet e tij nuk i përfill fare, është një zero me hiç. Vë në diskutim në mënyrë të poshtër kufijtë e Kosovës. Ka ardhur momenti që do ketë një ndarje midis shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis tradhëtarëve dhe patriotëve. Je një mashtrues, mua të më thotë dëshmor ai, ta dish ti dhe ata maskarenjtë. Të zbrazi Soros Shqipërinë për llogaritë e veta kjo nuk ndodh”, tha Presidenti.

“Prandaj nuk del në studio ai, çuni i Kristaqit, që thotë se jam krenar për babanë që vari Havzi Nelën. Të ketë kujdes se ka 4-5 vite që provokon popullin tonë, që bën lojëra. Ka ardhur momenti që do ketë ndarje mes shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis të shiturve dhe atyre që e duan Shqipërinë. ai është një pinok, është një mashtrues. Unë jam Ilir Meta, jam nga Skrapari. Mua të më thotë dëshmor ai qen bir qeni. Vë në diskutim në mënyrë të poshtër kufijtë e Kosovës. . Të zbrazi Soros Shqipërinë për llogaritë e veta kjo nuk ndodh”, tha Presidenti.

“Ilir Meta ka atë fuqi që ta bëjë sot atë të mos ketë vrimë të Shqipërisë ku të futet. Po vdesin njerëzit në spitale dhe nuk i deklarojnë. Roli im është t’i dalë për zot Kushtetutës. Mos më thoni tani t’u jap emrat edhe të analistëve që paguhen nga Soros. Kemi ardhur në një moment final, sovraniteti i RSH si në aspektin shtetëror dhe në aspektin e sovranitetit të popullit shqiptar që është vendosur në diskutim kritik nga votimi i djeshëm. Të jesh dëshmor i Kombit është krenari e madhe, të përfundosh si ai është gjë e tmerrshme”, u shpreh Presidenti Meta.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY