Zhupa:Vemja e bashkisë lodhet kot,faktet flasin vetë

Zhupa:Vemja e bashkisë lodhet kot,faktet flasin vetë

41
0
Shares

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, thotë se Veliaj, betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave, vazhdon me lumin e mashtrimeve.

Sipas saj qytetarët, prindërit dhe nxënesit e Tiranës mund ta bëjnë dallimin fare qartë mes Lulzim Bashës dhe kryemashtruesit që nuk mbajti asnjë premtim e që për interesa të tij personale e ka kthyer ne ferr jetën e qytetarëve të Tiranës.

Zhupa ka publikuar investimet e bëra nga buxheti i Bashkisë Tiranë për periudhën 2012 – 2014. Aty përfshihen ndërtimi i 1 shkolle të mesme; rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme; ndërtimi i dy shkollava 9 – vjeçare, rikonstruksion dhe shtesë 5 shkolla 9 vjeçare; ndërtimi i 4 kopshteve; rikonstruksion dhe shtesë 8 kopshte; rikonstruksioni i 7 çerdheve; sistemim sheshi dhe terrene sportive në 3 shkolla 9-vjeçare, shtimi 44 impianteve ngrohëse në vitin 2015.

S

Kaldajat me naftë u zëvëndësuan me kaldaja me pelet 0duke i kursyer buxhetit të Bashkisë rreth 880 mijë euro e nëse nuk do të ishte bllokuar buxheti i Bashkise (2014) me urdher te Edi Rames dhe Erjon Veliajt ne fund te 2015, Zhupa thotë që do të kishim sistem ngrohje 100% për kopshtet dhe çerdhet dhe 95% për shkollat.

Nga ana tjetër Zhupa thotë që bilanci i vemjes së bashkise sot është vetëm kulla dhe kulla që vetëm pritet të shtohen.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY