Të vjella, rrahje të forta zemre, temperaturë. Përkeqësohet gjendja e grevisteve të...

Të vjella, rrahje të forta zemre, temperaturë. Përkeqësohet gjendja e grevisteve të Ballshit

40
0
Shares

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit.

Njëra nga grevistet ka kërkuar ndihmën e mjekëve dhe stafi mjekësor ka mbërritur me urgjencë e i bëri serumin. Pasi përfundoi trajtimi mjekësor, grevistja nuk pranoi të largohet nga uzina.

Edhe 4 gra të tjera kanë pasur të vjella, rrahje të forta zemre dhe temperaturë, por nuk kanë pranuar të shkojnë në spital, por e kanë marrë mjekimin në ambientet e uzinës.

Gratë filluan grevën në Rafinerinë e Ballshit për të mos i dhënë fund kërkesave të tyre të njëpasnjëshme për marrjen e pagave dhe rifillimin e punës pasi naftëtarët shfaqën probleme shëndetësore, ndërsa thonë se do të qëndrojnë aty derisa të kenë takim me Ramën ose ministren Balluku.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY