Basha: Z. Kraja, çfarë ju pengon të hetoni aferën mafioze të inceneratorëve?

Basha: Z. Kraja, çfarë ju pengon të hetoni aferën mafioze të inceneratorëve?

59
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë takimit të sotëm me gazetarët i ka kërkuar SPAK të nisë urgjentisht hetimet për inceneratorët.

“Në Shqipëri mbizotëron heshtja e SPAK dhe afera e inceneratorëve. SPAK, gojëkyçur pa asnjë veprim në hetim të aferës së inceneratorëve. Z.Kraja, jeni të mbrojtur ndërkombëtarisht për të dënuar politikanët, jo për t’i mbrojtur. Z. Kraja, çfarë ju pengon të hetoni aferën mafioze të inceneratorëve?! Z.Kraja dhe të nderuar prokuror, tregojani shqiptarëve: A keni nisur hetimin për këtë aferë? Në prokurimet e Edi Ramës, kanë fituar ato me çmimin më të lartë, jo ato me çmimin më të ulët”, deklaroi Basha duke i kërkuar hapur institucioneve të hetimit të marrin në dorë cështjen që sot shënon impaktin më të madh publik dhe shqetësimin më të madh të klasës politike në vend.

Në vijim kreu i PD ka analizuar të dhënat e publikuara nga FMN në lidhje me gjendjen e ekonomisë shqiptare.

“FMN publikoi të dhëna tronditëse për braktisjen totale të shqiptarëve nga Edi Rama. Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% të GDP për të përballuar pandeminë dhe është e fundit në Europë për mbështetjen financiare për krizën shëndetësore e ekonomike. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk i përgjigjen njerëzve dhe halleve te tyre pas pandemisë”, tha Basha.

 

Në vijim Basha tha se një kryeministër sadopak normal do të reflektonte të paktën në projekt-buxhetin e ri. Buxheti i ri jep 120 milionë euro për koncesione, asnjë lek për të ndihmuar njerëzit dhe 20 milion € për inceneratorët.

“Ndërsa shqiptarët debatojnë me të për aferën e inceneratorëve, ai paguan 300 mijë euro inceneratorit të Elbasanit. Fakt tronditës, konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare. Mungesa e ofertës financiare si kriter vlerësimi tregon se inceneratori i Fierit një skema mafioze e zhvatjes së parave të taksave. Inceneratori i Fierit, Klodian Zoto mund të kërkojë sa të dojë nga shteti; konçesioni nuk ka një vlerë tavan”, tha Basha. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY