Shkon në Parlament marrëveshja e Shqipërisë me Covax për vaksinën e covid19

Shkon në Parlament marrëveshja e Shqipërisë me Covax për vaksinën e covid19

38
0
Shares

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë Covax për të siguruar vaksinën anti-Covid, ndërs amarrëveshja pritet të ratifikohet në parlament.  Në këtë marrëveshje marrin pjesë 890 shtete përfshirë vendet e Bashkimit Europian të cilët janë angazhuar financiarisht për të siguruar vaksinën.

“Ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit, ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji” thuhet në projektligjin që do të miratohet në Kuvend.

“COVAX” është krijuar si një mekanizëm global për të nxitur zhvillimin e shpejtë të vaksinave kandidate ndaj COVID-it, prodhimin në masë të gjerë të vaksinave të certifikuara dhe shpërndarjen e shpejtë e të barabartë për të gjitha vendet. GAVI është një partneritet global, i cili ka në përbërje të tij organizata të specializuara të Kombeve të Bashkuara, si OBSH, UNICEF, Banka Botërore si dhe partnerë të tjerë që merren me kërkimin dhe zhvillimin e produkteve mjekësore dhe programeve të shëndetit publik.

“Për Shqipërinë, anëtarësimi në këtë Aleancë dhe prokurimi i vaksinës nëpërmjet këtij mekanizmi ofron një vaksinë të sigurt dhe të certifikuar. Gjithashtu, kjo alternativë është më fleksibël dhe nuk ka kosto shtesë për shtetin shqiptar (kostoja finale është e njëjtë). Qëllimi i COVAX-it është përveçse prokurimi i një vaksine të sigurt kundër COVID-19 edhe sigurimi i kësaj vaksine te të gjitha shtetet, pavarësisht ekonomisë së tyre”, theksohet ne relacionin shoqerues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY