Vdes 28 vjeçari që mori pjesë në testimin e vaksinës për koronavirus

Vdes 28 vjeçari që mori pjesë në testimin e vaksinës për koronavirus

65
0
Shares

Shërbimi shëndetësor ‘Anvisa’ i Brazilit ka njoftuar që një nga vullnetarët që mori pjesë në provën klinike të vaksinës për COVID-19  të përgatitur nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit ka ndërruar jetë.

Universitetit i San Paulo, që ndihmon në koordinimin e fazës së tretë të provës klinike ka njoftuar që viktima ishte një brazilian 28 vjeç.

Raporti i vdekjes nuk specifikon kushtet dhe ndërlikimet që kanë sjellë vdekjen e vullnetarit që ka marrë pjesë në testimin e vaksinës.

Ndërkohë prova e vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA është ndaluar që nga 6 shtatori pasi njëri prej vullnetarëve thuhet se u diagnostikua me një sëmundje të rrallë, një inflamacion të palcës kurrizore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY