Reagimi i BE për çështjen e detit me Greqinë

Reagimi i BE për çështjen e detit me Greqinë

72
0
Shares

Bashkimi Europian ka mirëpritur vendimin e arritur midis qeverisë shqiptare dhe greke për të çuar përpara zgjidhjen e mosmarrëveshjes për zonat detare.

Me anë të një postimi në Twitter, zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, është shprehur se çështjet lidhur me caktimin e kufijve adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“BE mirëpret njoftimin nga qeveritë për të ecur përpara në mosmarrëveshjen e tyre detare. Çështjet në lidhje me caktimin e kufijve adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.”- shkruan Pisonero.

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord sot që zgjidhja e çështjes së kufijve detarë dhe përcaktimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive t’i besohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës.

Njoftimi u bë në përfundim të takimit që ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pati me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar Edi Rama gjatë vizitës në Tiranë të ministrit Dendias.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY