Dhima: I vetmi përgjegjës nëse më ndodh diçka është…

Dhima: I vetmi përgjegjës nëse më ndodh diçka është…

206
0
Shares

Në një reagim të bërë së fundmi biznesmeni Andon Dhima ka akuzuar publikisht gazetarin dhe ish-deputetin Ben Blushi për atentatin e dështuar që iu bë mbrëmjen e kaluar.

Ai thotë se nuk ka më konflikte me asnjë përveç Blushit i cili nuk i ka paguar 50 mijë euro karburant dhe i ka marrë një borxh prej 100 mijë eurosh në emër të të vëllait e refuzon t’i kthejë.

Nëse i preket një fije floku atij dhe familjes, ai bën përgjegjës vetëm një person: Ben Blushin.

Përveç se në organet e Policisë biznesmenit Andon Dhima e ka denoncuar ish-deputetin edhe te ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një letre.

REAGIMI I BIZNESMENIT

Te nderuar te aferm, miq dhe shoke. Ju falenderoj nga zemra per kurajon dhe mbeshtetjen ne keto momente te veshtira per mua dhe familjen time.

Nje atentat i deshtuar dhe dora e Zotit ben qe te jemi bashke pas nje ngjarjeje ende te pabesueshme.

Po e shkruaj publikisht ate qe ju kam thene oficereve te policise gjyqesore mbi dyshimet e mia.

Une nuk kam asnje perplasje dhe konflikt me askend ne kete bote dhe ata qe me njohin e dine mire kete gje.

Dyshimet e mia jane vetem tek nje emer dhe nje person te cilin e kam denoncuar publikisht.

Ai quhet Ben Blushi nje nga ish miqte e mi, qe prej kohesh po ben gjithcka per te me grabitur pronat.

Cdo denoncim ndaj tij e kam bere ne organet e drejtesise dhe ambasaden e SHBA-ve.

Ne rast se preket nje qime floku e femijeve te mi apo sulmohem une pas ketyre sulmeve une dyshoj vetem tek nje emer BEN BLUSHI.

Kete e kam thene ne polici po e them edhe publikisht.

Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen qe me jepni pas kesaj ngjarjeje ku jeta e njeriut duket se kushton vetem 5 sekonda.

Nje falenderim te vecante per te gjitha mediat qe po denoncojne kete rast dhe nuk po heshtin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY