Arrestohet familja shqiptare me kokainë në Itali

Arrestohet familja shqiptare me kokainë në Itali

63
0
Shares
Foto Ilustruese

Në vitin 2019 policia arrestoi 25-vjeçarin shqiptar me iniciale M.E. banues në Rimini.

Më pas hetimet zbuluan dhe dy persona të tjerë shqiptarin 35 vjeçar M.B banues në Pesaro dhe bashkëpunëtoren e tij, një grua italiane nga Fano S.D.T., 46-vjeç të akuzuar për trafik kokaine.

Në gusht të 2019, gruas me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën e sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave si dhe 1.000 euro të ardhura nga shitja.

Hetimi i njohjeve të gruas nga zona e Fanos çoi në arrestimin e një tjetër shqiptari që u arrestua në flagrancë për shitjen e kokainës.

Hetimet e mëtejshme mundësuan identifikimin e furnizuesit të kokainës, një banor shqiptar në Rimini, gruan e tij M.M, vëllanë e tij A.B, 30 vjeç i arrestuar në Riccione më 1 nëntor 2019 dhe kunatin e tij M.E 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini.

Hetimet e mëtejshme vërtetuan se dy nga të dyshuarit, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, përsëritën shumë shkelje dhe u ndryshua masa në “arrest me burg”.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY