Kërcënohet me pistoletë biznesmeni Dhima. Dyshon te ish-deputeti

Kërcënohet me pistoletë biznesmeni Dhima. Dyshon te ish-deputeti

231
0
Shares

Biznesmeni Andon Dhima ka denoncuar në polici dy persona ende të paidentifikuar nga policia pasi e kanë ndjekur deri në hyrjen e pallatit ku ai banon dhe e kanë kërcënuar.

Kjo ngjarje është shënuar pak pas mesnatës të së enjtes, rreth orës 00:40 minutae denoncimi është bërë në komisariatin numër 2 në kryeqytet.

Teksa ka rrëfyer ngjarjen për policinë Dhima ka pohuar se dy persona që nuk i njihte, të rinj në moshë e kanë ndjekur dhe pranë hyrjes së pallatit, njëri nga djemtë ka futur dorën në xhep duke pretenduar se mbante një pistoletë.

Biznesmeni i ka treguar policisë se dyshimet që pas kërcënimit mund të fshihet ish deputeti socialist, Ben Blushi, me të cilin pranon të ketë një konflikt, megjithse policia nuk ka konfirmuar asgje rreth kesaj hamendjeje te biznesmenit, raporton abcnews.

Policia ka deklaruar se po punon për identifikimin e autorëve dhe për zbardhjen e  rrethanave të plota të ngjarjes. Për këtë janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë por ende nuk ka gjurmë nga dy autorët e kërcënimit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY