Kryetari i PD-së prej javësh i ka sugjeruar qeverisë, një plan me 5 pika për të ndihmuar financiarisht këto 6 muaj, shtresat më të goditura të popullsisë.
Basha i ka mëshuar edhe sot nevojës për të ndihmuar qytetarët, që po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të krizës së koronavirusit.
Basha publikon mesazhin e pronarit të një furre buke në Kombinat, i cili rendit taksat që paguan. Mes të tjerash, biznesmeni thekson se është drejt falimentit, pasi muaj për muaj është i detyruar të paguajë një sërë taksash, si dhe 40 mijë lekë TVSH, që sipas tij, shkon shumë rëndë.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/376385680158156
“Unë quhem Bardhi Leka. Kam hapur një biznes furrë buke që në vitin 2012. Filloi duke rënë puna në 2014-2015, filloi duke ra puna gjithë. Pastaj na futën dhe këtë skemën tjetër që prisni kuponat se nuk ka problem deri në, ta kaloni 20 milion lekëshin e vjetër që nuk ka problem. Ne e premë dhe na futën në skemën e TVSH-së pastaj. Në 2018-ën, në prill të 2018-ës, na futën në skemën e TVSH-së. Aty pastaj filluan dhe ranë të gjitha gjërat përtokë. Erdhi këtu i pari, erdhën këtu të gjithë tatimet, ke kalu këtë, ke kalu atë. Na futën me TVSH. Këtu tani është vetëm për mbijetesë o zotëri. Vetëm këtu po ta shikosh, te ekonomisti, se sa shkon kostoja. 600 mijë lekë i jap ekonomistit veç në vit, veç për këtë punë, se më bën bilancin muaj për muaj. Muaj për muaj është i detyruar ta bëjë. 40 mijë lekë TVSH në muaj, prap kosto shkon shumë rëndë. Drejt falimentimit!”, thekson ai.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












