Udhëzuesi që cakton periudhën e karantinës për personat pozitive me COVID-19

Udhëzuesi që cakton periudhën e karantinës për personat pozitive me COVID-19

124
0
Shares

Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve ka publikuar një udhëzues rreth përfundimit të karantinës të personave që kanë rezultuar pozitiv në tamponin e koronavirusit.

Mjeku Ilir Alimehmeti ka treguar që sipas udhëzimit nga ECDC personat që kanë rezultuar pozitivë mund të dalin nga karantina pas 10 ditësh pa qenë nevojë për teste negative.

Izolimi mund të përfundojë edhe në rastin kur ka zhdukje të temperaturës për të paktën 3 ditë, përmirësim të simptomave të tjera dhe kur dalin 2 teste negative brenda 24 orësh.

Gjithsesi ai thekson që ky është një udhëzues i bazuar në evidenca të shkencës, por çdo shtet mund ta vendosë vetë nëse do e ndjekë apo jo.

Shkrimi i plotë:

Shume lajm i mire miqte e mi! ECDC (European Center for Diseases Control), autoriteti me i larte Europian sapo publikoi “Udhezuesin per Perfundimin e Izolimit te Personave me COVID-19”.

Siç edhe ka informuar OBSH-ja qe ne fund te majit dhe publikuar qe me 17 qershor, edhe ECDC udhezon se izolimi perfundon ne keto skenare:

Rast asimptomatik: Mbaron izolimi pas 10 ditesh, pa pasur nevoje per teste negative. Rastet e lehta/te moderuara dalin nga izolimi kur ka: Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera,  DHE nje nga kriteret me poshte:

kane kaluar 10 dite nga fillimi i simptomave OSE kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh.

Rastet e renda dalin nga izolimi kur ka: Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera,  DHE nje nga kriteret me poshte: kane kaluar minimumi 14 dite deri ne 20 dite nga fillimi i simptomave OSE kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh.

Pra:  kuptohet qarte qe infeksioziteti i rasteve me COVID-19 eshte me i shkurter se sa mendohej fillimisht, dhe mund te kursehen shume teste qe mund te perdoren per zbulimin e rasteve te reja.

Kujdes: Eshte udhezues, qe do te thote se çdo shtet vendos vete nese do ta ndjeke apo jo, por shkenca informon qe keto jane kriteret e bazuara ne evidence.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY