Mungojnë në Shqipëri/Policia i kërkon Malit të Zi qen për të lokalizuar trupat e të rinjve të zhdukur

Mbetet ende mister zhdukja e tre të rinjve në Malësi të Madhe. Daniel dhe Klement Pepaj si edhe Vilson Ccutaj janë zhdukur që pasditen e datës 3 tetor duke mos lënë asnjë gjurmë, ndërkohë që policia dhe familjarët janë duke i kërkuar ende në zonë.

Dyshohet se zhdukja e tre të rinjve ka të bëjë me humbjen e një sasi lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Momentalisht, përveç dyshimeve dhe deklaratave të familjarëve, policia nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të ndodhen dhe nëse të rinjtë janë gjallë apo vdekur.

Madje, siç mëson abcnews.al, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmë nga Mali i Zi për kërkimin e tyre.

Mësohet se pala shqiptare i ka kërkuar malazezëve që të ndihmojnë me disa qen të specializuar për gjetjen e trupave. Në Shqipëri ndodhet vetëm një qen i tillë dhe është e pamundur që vetëm ai të bëjë lokalizimin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje