Holanda ndan Shkupin nga Tirana, deputët nuk janë bindur: Shqipëria nuk e...

Holanda ndan Shkupin nga Tirana, deputët nuk janë bindur: Shqipëria nuk e meriton çeljen e negociatave

51
0
Shares

Pak ditë para se ministrat e Jashtëm të mblidhen me 13 tetor në Luksembur, ministri i Jashtëm holandez Stef Blok u tha deputetëve në Hagë se do të kërkojë ndarjen e Shkupit nga Tirana.

Sipas tij, vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin dhjetor.

“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.  Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi”, tha Blok i prerë.

Gjithashtu duke folur më konkretisht për konferencën e parë qeveritare të Shqipërisë për çeljen e negociatave, ai është treguar i qartë duke deklaruar se gjithçka varej nga veprimet konkrete të qeverisë së Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat deri më tani nuk janë kryer.

“Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë.  Jemi informuar për mos marrëveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ministri i Jashtëm në parlamentin e Holandës.

Për Shqipërinë pengesë sipas deputetëve holandezë që folë për këtë çështje gjithashtu, është edhe ndryshimi i ligjit të mediave duke mos marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY