“Nisma Thurje” paralajmëron përjashtimin e Rudina Hajdarit, çfarë bëri gabim deputetja

“Nisma Thurje” paralajmëron përjashtimin e Rudina Hajdarit, çfarë bëri gabim deputetja

165
0
Shares

Rudina Hajdari duket se nuk do të jetë më pjesë e “Nismës Thurje”. Pano Soko, një nga drejtuesit e “Nisma Thurje”, në edicionin e lajmeve në “EuroNews”, la të kuptohej që pas ngjarjeve të djeshme në parlament, “Nisma Thurje” nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me deputeten.

Duke falënderuar Hajdarin për gjithë këmbënguljen që bëri për hapjen e listave gjatë kësaj kohe, Soko u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, gjë e cila nuk ndodhi.

Ky vendim vjen një ditë pas sjelljes dhe fjalimit të Rudina Hadajrit në Kuvend, e cila kundërshtoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Hajdari akuzoi deputetët dhe qeverinë për pazare dhe bëri thirrje për bojkotimin e seancës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY