Gazetari në mes të fermave me kanabis paralajmëron të reja: Nën kujdesin...

Gazetari në mes të fermave me kanabis paralajmëron të reja: Nën kujdesin e qeverisë, a kemi zgjedhje apo jo?!

126
0
Shares

Pas denoncimeve të shumta në media të ndryshme, këtë të shtunë gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka shpërndarë disa fotografi ku ai shfaqet në mes të kanabisit në një fermë ku duket se produkti është mjaft i bollshëm.

Nga ajo që shihet në videot dhe fotot e publikuara nga gazetari, duket se prodhimi është i “mbarë” dhe shërbimi është bërë mirë pasi rrenjët kanë kaluar dy metrat dhe janë plot me boçe.

Hoxha shkruan se në pyjet me kanabis ka jetë, ndërsa i drejtohet me ironi kryeministrit Rama, duke i thënë se Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania.

https://www.facebook.com/artan.hoxha.900/videos/3284148371622808/?t=0

Postimi i plotë
Mirëmëngjes Shqipëri…
Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri..
Në pyjet me kanabis ka jetë. 
Pershëndetje zoti kryeministër. 
Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…
Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord.
Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.
Bëni durim, në ABC News një histori ekskluzive po bëhet gati…
A kemi zgjedhje përpara apo jo?!
Foto: North Albania 2 tetor 2020…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY