“Keqqeverisja çon në vuajtje 100 mijë familje”,Drejtori i fushatës së PD thirrje...

“Keqqeverisja çon në vuajtje 100 mijë familje”,Drejtori i fushatës së PD thirrje Ramës: Të kopjojë shpejt programin tonë

39
0
Shares

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, publikon një video në “Twitter” me deklarata të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se keqqeverisja e tij ka çuar në vuajtje 100 mijë familje shqiptare.

Rrushaj thekson se në vend që Rama t’i ulte taksat, i ka rritur ato çdo vit, ndërsa shton se ai duhet të kopjojë shpejt programin e PD dhe ashtu siç duhet.

Ky që shfaqet në video është një politikan pa ide, pa plan dhe pa vullnet për të ndihmuar realisht biznesin e vogël. Çdo ditë e (keq)qeverisjes së tij është një ditë vuajtje për mbi 100 mijë familje që mbahen me dyqanet e vogla dhe tregtinë. Deri dje tallej me programin e PD për lehtësimin e  biznesit të vogël nga taksat dhe taksidarët. Në vend që t’i ulte taksat, i rriti çdo vit. Të paktën këtë herë të kopjojë shpjet dhe siç duhet”, shkruan ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY