Rrihet barbarisht nga burri i saj, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare në SHBA

Rrihet barbarisht nga burri i saj, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare në SHBA

352
0
Shares

Një 23-vjeçare shqiptare ra pre e dhunes barbare nga bashkeshorti i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Elena Alinj, nënë e një vajze 11 muajshe është dhunuar kafshërisht nga partneri, i cili mësohet se nuk ka njoftuar as urgjencën e spitalit.

Elena humbi jetën brenda 24 orëve në reanimacion, pasi ajo kishte fraktura të shumta, e vërtetuar kjo nga ekspertiza mjekësore, por edhe nga policia.

Bëhet me dije se bashkëshorti i saj është arrestuar, ndërsa familjarët, të pikëlluar për humbjen, kërkojnë që trupi i 23-vjeçares të prehet në Shqipëri. Ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të kountribuar sadopak mbi shpenzimet e furneralit.

Elena ishte larguar në Amrikë, para disa vitesh. Familjarët e saj shprehen se ajo kurrë nuk ishte ankuar për dhunën e bashkëshorti ttë saj.

Apeli i familjareve:

Me zemer te pikelluar lajmerojme komunitetin shqiptar per humbjen e dhimbshme dhe te parakohshme te 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes eshte dhuna domestike nga partneri. Elena ka pesuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasoje e neglizhences se partnerit per te njoftuar ndihmen e shpejte ne kohe. Eshte konfirmuar nga mjeksia dhe rrajoni i policise qe viktima ka pesuar deme te renda nga violenca fizike kundra saj; frakture brinjesh, frakture e shtylles kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla neper trup. Vajze vdiq brenda 24 oresh ne ranimacion.

Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire.

Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj. Nderkohe qe partneri i Elenes eshte i arrestuar dhe pritet te denohet ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja ( nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime. Ju lutem na ndihmoni me sa mundesi te keni. Linku per donacione. You falenderojme nga zemra ne emer te prinderve te Elenes Agron dhe Mirela Alinj!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY