“Bashkëpunimi i kreut të OFL-së me krimin e organizuar, Artan Shkëmbi si...

“Bashkëpunimi i kreut të OFL-së me krimin e organizuar, Artan Shkëmbi si Edi Rama“

165
0
Shares

Artan Shkëmbi si Edi Rama. Kjo qeveri bashkëqeverisë me krimin, nuk e lufton atë, tha sot ne nje deklarate per mediat, ish deputeti Enkelejd Alibeaj.

“Operacioni Forca e Ligjit, prej krijimit të tij, ka qenë një iluzion. Me drejtimin e qeverisë nga Edi Rama, forcën dhe pushtetin e ka krimi. Çdo gjë tjetër është fasadë. Krimi emëron drejtorët e policisë, krimi merr tenderat, krimi bashkëqeveris.

Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin e organizuar tregon falsitetin e procesit të vetingut në polici dhe gjendjen e depërtimit të krimit në kupolën e Policisë së Shtetit”, deklaroi Alibeaj.

Pak javë më parë, kreu i OFL-së e kaloi me sukses vetingun, duke dëshmuar se Ministria e Brendshme, shërbimi informativ dhe strukturat e tjera, në të vërtetë, nuk funksionojnë.

“Institucionet e vërteta, që nuk janë në shërbim të partisë shtet, por kanë të parin interesin publik, nuk do të kishin pritur partnerët, por do të kishin zbuluar se kreu i strukturës më të rëndësishme të policisë, është i blerë nga krimi i organizuar.

Nën thundrën e krimit, policia ka dështuar gjithmonë të vendosë ligjin mbi interesin e pushtetit. Edhe për laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, pala shqiptare u njoftua nga partnerët e huaj dhe e dekonspiroi operacionin për të shpëtuar Olsi Ramën dhe mikun e tij, që drejtonte trafikun, Genci Xhixho”, tha osh deputeti demokrat.

Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin, nuk është rast i izoluar.

5 vjet më parë, nën presionin e opozitës, u zbulua se Policia mbante fshehur urdhrin e arrestit ndërkombëtar për deputetin e Edi Ramës, Mark Frroku.

Ne vijim te deklarates se PD, theksohet se ne të vërtetë, kreu i OFL-së nuk ka bërë as më pak, as më shumë, sesa ka bërë kryeministri i vendit.

“Pak ditë më parë ne denoncuam takimin e Edi Ramës me disa nga figurat e botës së krimit në Durrës për t’u siguruar paprekshmëri në këmbim të përfshirjes së tyre në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Edi Rama vazhdon të heshtë dhe të mbrojë me heshtje çdo kriminel që i shërben pushtetit të tij. Këtë ka bërë prej 7 vjetësh në drejtimin e vendit. Operacionet e OFL-së kanë përfundime qesharake. Zhurma e madhe politike dhe mediatike është reduktuar në disa makina të sekuestruara ose ndonjë pasuri jodomethënëse”, deklaroi Enkelejd Alibeaj. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY