Tentativa për vrasje në Elbasan, kush është 25-vjeçari i arrestuar, në telashe dhe miku i tij

Ndaje

Policia ka dhënë informacion për arrestimin e 25-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Sipas policisë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me një person tjetër E.T. kanë qëlluar me armë zjarri Erando Bekteshi, pa pasoja për jetën. Tashmë po vijojnë kërkimet për kapjen e E.T.

“R.G.., 25 vjeç,  banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.T., ( i cili është shpallur në kërkim policor), më datë 26.02.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan,  gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar  me armë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën” njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje