Rama nga Durrësi: E keni shtetin në xhep, mjafton një iPhone

Rama nga Durrësi: E keni shtetin në xhep, mjafton një iPhone

51
0
Shares

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Durrës, deklaroi se radhët nëpër sportele do të shmangen pasi një pjesë e mirë e shërbimeve do të mund të merren online.

Kreu i qeverisë gjithashtu premtoi se deri në fund të vitit “92 përqind e shërbimeve do të mund të merren pa lëvizur nga shtëpia.”

“Kjo është për ata që thonë që nuk ka ndryshuar asgjë. Ka ndodhur një ndryshim historik. Tani duhet që qytetarët të shmangni kontaktet fizike me administratën. Duhet ta pranojmë që ka akoma probleme, pasi rritja e nivelit të edukatës së administratës kërkon kohën e vet. Nuk mund të bëhet duke shkuar në Gjermani e Francë dhe duke parë.

Aty bëhet fjalë për qindra vjet traditë dhe nuk bëhet fjalë për 3 dekada.  Në këtë mënyrë shteti vjen në xhep. Jo dora në xhep e një nëpunësi. Por shteti të vjen në xhep, e ke në Iphone, në kompjuter. Ata që thonë që e-albania është për të rinjtë gabojnë. Ne kemi parë që më të moshuarit janë përdorues më të rregullt të kësaj forme të marrjes së shërbimit.”, tha Rama.

Vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY