Rama zbulon pse nuk e priti kancelarja gjermane, e vërteta e dyzimeve gjermane për negociatat Shqipëri-BE

Ndaje

Kryeministri Edi Rama flet në një intervistë për DW për dyzimet gjermane ndaj konferencës së parë për negociatat me BE, zgjedhjet në Shqipëri dhe rolin si kryetar i radhës i OSBE-së.

Deutsche Welle: Zoti Rama, cili është qëllimi i vizitës suaj në Gjermani?

Edi Rama: Jam i ftuar në një forum të rëndësishëm të politik-bërjes në Bavari, me një qëndresë të shkurtër në Berlin, ku u takova me një grup përfaqësuesish të Bundestagut dhe të sektorit privat për të biseduar për perspektivën ekonomike dhe politike të vendit, si edhe perspektivën në këto dy drejtime.

Ju nuk patët rastin të takoheshit me Kancelaren Angela Merkel. Cila qe arsyeja?

Nuk kam ardhur në këtë udhëtim për të takuar Kancelaren Merkel. Kam ardhur për të shkuar në forumin e politik-bërjes dhe ndalesa e mbrëmshme (17.09.shën red.) në Berlin ka qenë thjesht dhe vetëm për të nderuar ftesën e një përfaqësie të gjerë politikanësh dhe sipërmarrësish që dëshironin të ndanin me mua opinione dhe që kanë një interes të veçantë për Shqipërinë. Me Kancelaren jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe s’ka asnjë problem.

Megjithatë, qarqe nga grupi CDU/CSU në Parlamentin Gjerman ngurrojnë të fillojnë negociatat me Shqipërinë, pasi janë të zhgënjyer nga ndryshimi i Kushtetutës që u bë menjëherë pas arritjes së marrëveshjes zgjedhore me ndërhyrje të fortë nga pala ndërkombëtare?

Gjermania është një vend demokratik. Ka vend për të gjithë zërat. Ajo që unë besoj është që, në konkluzion, ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin zgjedhor, dhe kemi bërë gjënë e duhur në funksion të ambicies sonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik. Dhe jam i bindur që, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë mbi Shqipërinë.

Po ashtu kryeministri Rama deklaroi se nuk do te kosnideroje kerkesen e KE dhe organizatave te mediave ne vend dhe Perendim per tu terhequr nga antishpifja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje