PD monitoron shkollat: Java e parë një dështim, çfarë ndodh me masat...

PD monitoron shkollat: Java e parë një dështim, çfarë ndodh me masat dhe higjienën

52
0
Shares

Java e parë e shkollës, dështim i paralajmëruar i qeverisë, thekson PD, e cila pas monitorimit ka dhene rezultatet. Sipas Albana Vokshit, ne shkollat mungojnë kushtet e higjienës në mbi 80% të shkollave, mbi 50 mësues me COVID, asnjë masë shtesë nga qeveria.

Sipas saj, asnjë nga 103 shkollat e shembura dhe dhjetëra të dëmtuara rëndë nuk ishin gati për rreth 23 mijë nxënës dhe mësues.

Në javën e parë të vitit të ri shkollor doli në pah shqetësimi kryesor  i prindërve se në rreth 80% e shkollave nuk ka kushte higjenike dhe infrastruktura e dobët shkollore nuk krijon kushtet për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Ish-deputetja thote se kjo ka ndodhur sepse në 8 vjet, investimet e kësaj qeverie në arsim kanë shkuar vetëm për fasadën, asgjë për kushtet reale që ndihmojnë nxënësit dhe mësuesit.

“25 milonë euro ka mbledhur Erion Veliaj taksë për infrastrukturën shkollore në Tiranë, por këto para nuk kanë shkuar për përmirësimin e kushteve të shkollave në Tiranë. Me 25 milionë euro duhet të ishin ndërtuar të paktën 10 shkolla supermoderne ose të ishin transformuar dukshëm të gjitha shkollat e kryeqytetit. Këta na rrisin taksat dhe pastaj taksat zhduken pa dhënë askush llogari ku shkojnë”,-shprehet ajo.

Ish-deputetja rendit dhe rastet me infektime:

Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar.
Gjimnazi “Ismail Qemali”, ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID, duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje, ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish.

Tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ka më shumë se 5 mësues të infektuar, por situata kritike mbahet e fshehtë.

Tek shkolla “Jerodim De Rada”, 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar
. Në Delvinë janë 3 të infektuar: 1 mësuese, 1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare.

Në Sarandë janë 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar.
Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar.

Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid, por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë.

Testimi për mësuesit dhe stafin në shkolla
Uji i rrjedhshëm ne shkolla
Termometrat dhe dezinfektantët Maskat falas në shkolla
Marrja e masave për të shmangur grumbullimet e familjarëve
Transporti brenda kushteve të sigurisë janë vetëm disa nga masat më elementare që qeveria duhet të marrë me urgjencë përpara se të jetë shumë vonë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY