FOTO/QKLL ndan çmimet e Letërsisë, tre autorët fitues dhe librat e tyre

FOTO/QKLL ndan çmimet e Letërsisë, tre autorët fitues dhe librat e tyre

113
0
Shares

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli sot fituesit e projektit “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj”, në një ceremoni ku ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, u shpreh se “Politikat ndaj të rinjve janë politikat e së ardhmes”.

10 autorë të rinj aplikuan për mbështetje nga ky fond. Juria, e kryesuar nga prof. asoc. Adelina Çerpja, në përbërje të së cilës ishin zv.dekania e Fakultetit të Filologjisë, Elsa Skënderi-Rakipllari dhe gazetarja e studiuesja Monika Stafa, shpalli fitues tre autorë si më poshtë:

Suad Arilla me romanin “Libri i kujtimeve dhe harresës”
Motivacioni:
“Për një roman që përcjell te lexuesi luftën e brendshme të secilit personazh të stilizuar me mjeshtëri, gjithë pse-të e tyre, përpjekjet për të kuptuar veten, por dhe të tjerët, nëpërmjet një gjuhe të kujdesshme, leksiku të pasur dhe figuracioni të shprehur”.

Tobias Xhaxhiu me romanin “Memento Mori”
Motivacioni:
“Për sjelljen origjinale të një balade të njohur, mbajtjen pezull të lexuesit me të njohurat dhe të panjohurat, për përdorimin e një leksiku të pasur, për përzgjedhjen me kujdes të toponimisë dhe antroponimisë, në funksion të sjelljes së kohës dhe vendit ku zhvillohen ngjarjet e këtij romani”.

Besart Kadia me romanin “Loja e vjetër”

“Për lëvrimin e një lloji të veçantë romani në gjuhën shqipe, të trillerit politik. Për zhbirilimin e individualitetit të secilit personazh, duke i kushtuar vëmendje çdo detaji në funksion të plotësimit të karakterit të tij dhe të dhënies së një tabloje të qartë të realitetit shqiptar në dy përmasa kohore, të cilat përkojnë me dy realitete politike e shoqërore të ndryshme”.

Çmimet iu dorëzuan fituesve nga shkrimtarja Flutura Açka dhe Virion Graçi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY