FOTO/Rrihen brutalisht brenda parukerisë motrat e yllit të Manchester

FOTO/Rrihen brutalisht brenda parukerisë motrat e yllit të Manchester

76
0
Shares

Motrat e yllit të Manchester City, Riyad Mahrez kanë rënë prej e dhunës barbare. Mediat britanike shkruajnë se dy motrat Douyna dhe Ines u rrahën në sallonin e tyre të bukurisë, ndërsa punonjësit e tjerë u goditën me shqelma dhe grushte.

Banda, e cila përbëhej nga rreth 12 veta, shkatërroi edhe produktet e bukurisë, pasi një klient refuzoi të paguante trajtimin në dyqanin në Paris. Douyna, e cila u kap nga fyti, tha se ato mund të ishin në shënjestër për shkak të vëllait të tyre futbollist.

Douyna shtoi duke thënë se telashet filluan kur një kliente femër bëri një trajtim bukurie, por nuk donte të paguante.

“Brenda pak sekondash, 3 makina mbërritën para sallonit dhe djemtë hynë në dyqan dhe filluan të na sulmonin. Ata po bërtisnin dhe po i fyenin të gjithë. I hodhën gjërat në tokë dhe vepruan pa mëshirë. Njëri u përpoq të më mbyste, ndërsa një tjetër goditi këmbën e motrës sime të vogël,”- vazhdoi ajo.

Nuk dihet nëse është vjedhur diçka gjatë sulmit. Mahrez nuk ka qenë në gjendje t’i vizitojë motrat e tij, pasi ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY