Ndalohet emigranti në Rinas, i sekuestrohen 20 mijë paund të padeklaruara

Ndalohet emigranti në Rinas, i sekuestrohen 20 mijë paund të padeklaruara

51
0
Shares

Policia e Rinasit ka bërë të mundur sekuestrimin e një shumë prej 20 mijë paund të padeklaruara dhe ka ndaluar poseduesin e tyre.

Sipas policisë në gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Rinas, në bashkëpunim me strukturat e Policisë, u konstatua dhe është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale B.M. i cili po transportonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej GBP 20.000.

“Procedohet penalisht 43-vjeçari, poseduesi i shumës së parave. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, shtetasit B. M., Policia i gjeti në çantën e shpinës 20.240 paund”,-sqaroi policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY