Në kulmin e tensioneve dhe çështja e detit me Greqinë, Rama bisedon...

Në kulmin e tensioneve dhe çështja e detit me Greqinë, Rama bisedon nga afër me Erdogan: Miku i çmuar

63
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Vetë kreu i qeverisë ka njoftuar në Facebook takimin me presidentin turk, në rezidencën e këtij të fundit në Marmaris.

Në fokus të takimit, sipas Ramës, kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik dhe ai në kuadër të përballjes me koronavirusit si dhe situata në rajon.

Takimi i Ramës me Erdogan vjen në një moment tensionesh të Turqisë me Greqinë pas kërkimeve për naftë të Ankarasë në Mesdheun Lindor. Nuk kanë munguar as tensionet në det mes dy flotave.

Ndërsa në anën tjetër Greqia ka shtuar presionin ndaj Shqipërisë për marrëveshjen detare, duke pretenduar zgjerimin me 12 milje në detin Jon. E shprehur kjo edhe nga kryeministri Mitsotakis në fjalimin kombëtar në Parlamentin grek. Por që për Tiranën zyrtare nuk ka ende asnjë marrëveshje në horizont me Athinën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY