Rama viziton Athinën më 15 dhe 16 shtator, zbulohet agjenda paraprake

Rama viziton Athinën më 15 dhe 16 shtator, zbulohet agjenda paraprake

51
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, pritet të vizitojë Athinën në datën 15 dhe 16 shtator.

Lajmi bëhet publik prej qeverisë greke, e cila konfirmoi pjesëmarrjen e zotit Rama në cilësinë e kreut të OSBE në takimin që do të mbahet ne Grand Resort Lagonisi të Athinës.

Rama pritet të mbërrijë në Athinë pasditen e datës 15 shtator dhe do të largohet pasditen e datës 16 shtator.

Burime qeveritare greke thanë se ende nuk kanë një axhendë te detajuar të kryeministrit shqiptar,por është e sigurt që kryeministri shqiptar pritet të ketë takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare.

Vizita e Kryeministrit Edi Rama do të jenë në cilësinë e kreut të OSBE-së, ku Shqipëria mban kryesimin e saj për këtë vit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY