Katër të arrestuar e një i shpallur në kërkim në Durrës, për vepra të ndryshme penale

Shares

Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale në Durrës. Njoftohet se në pranga është vënë 46-vjeçari L.K., banues në Krastë, dhe është shpallur në kërkim 39-vjeçari R. H.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. P., 19 vjeç dhe E. P., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 07.09.2020, duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Krujës, këta shtetas, kur janë ndaluar nga postblloku i Policisë Rrugore për shkak të një parakalimi të gabuar, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës shërbimet e Policisë dhe kanë thyer pasqyrat e mjetit të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan një flagrancë shtetasin G. V., 30 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasi H. V., (babai i shtetasit G. V.), banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së shtetasit G. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...