SPAHIA/ Vetvrasjet ne senatorium, lidhjet familjare dhe politike po fshehin...

SPAHIA/ Vetvrasjet ne senatorium, lidhjet familjare dhe politike po fshehin pergjegjesine

96
0
Shares

Ish zv/ministri i Shendetesise, Bardh Spahia thote se per vetvrasjet në Sanatorium, lidhjet familjare dhe politike po mbulojne me heshtje kriminale përgjegjësinë e qeverisë.

“Studimet mbi COVID 19 kanë treguar, se sëmundja e rëndon gjendjen psikologjike të disa pacientëve, por qeveria jonë nuk mori asnjë masë për ta trajtuar këtë problematikë, kur u shënua vetëvrasja e pacientit të parë”, thote Spahia.

Askush nuk mori në analizë ngjarjen e parë të rëndë për të parandaluar të dytën dhe uroj të fundit. Por askush-ët kanë emër dhe mbiemër, thote ai ndersa vijon:

“E para, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në vend që të bënte transparencë për qytetarët, ajo u fsheh dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, për asnjë për rastet e rënda të ndodhura.

E dyta, është Kryetarja e të ashtuquajturit Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, mjekja psikologe që trajton Edi Ramën. Ajo nuk e mblodhi asnjëherë Komitetin për të diskutuar masat që duhen marrë për të parandaluar vetëvrasjet apo për t’u shërbyer më mirë qytetarëve me probleme psikologjike në spitalet COVID.

I treti është bashkëshorti i Rakacollit, Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi. Pas ngjarjes së parë të rëndë, ai nuk mori asnjë masë për të shtuar në ekip, 1 apo 2 psikologë për t’u kujdesur për shëndetin mendor të pacientëve me COVID”, deklaron ish zv/ministri i Shendetesise. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY