“Është koha të themi na fal Enver”, Rezarta Shkurta mbështet dedikimin për ish-diktatorin

Ndaje

Rezarta Shkurta ka publikuar një letër në InstaStory, e cila shpërfaq ndryshimin mes periudhës kur Shqipëria udhëhiqej nga diktatori Enver Hoxha dhe ditëve të sotme. Mjafton të theksosh se letra mbyllet me fjalët: “Na fal Enver…”, për të kuptuar se në cilën anë qendron autori i shkrimit.

Postimet në Instagram të Rezartës nisin me faktin se personi që ka shkruar letrën, tregon se për diktatorin Hoxha e kishte urryer dhe se në ditën e vdekjes së tij, ndryshe nga shumica, nuk kishte qarë por ishte tallur nën zë.

Më pas, ‘faqja’ e fundit e shkrimit përfundon me fjalët: “(Doja) të vija pranë varrit tënd të të thosha: ‘Të munda Enver, të munda’. Thjesht pra ka ardhur koha të themi: Na fal Enver”. Dhe për t’i vënë “pikat mbi i”, Rezarta ka bërë një koment të sajin: “Kaq kisha…”, duke shprehur kështu dakortësinë me shkrimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje