Lëvizte me armë nëpër qytet, kapet më në fund i rrezikshmi i...

Lëvizte me armë nëpër qytet, kapet më në fund i rrezikshmi i Vlorës

107
0
Shares

Një i ri në qytetin e Vlorë është arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kap me armë zjarri me vete.

Vihet në pranga 36-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë operacionit, në lagjen “1 Maji” në Vlorë, pranë një lokali kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model “Beretta” me një krëhër me fishekë luftarak.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY