E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin për pronat e Ylli Ndroqit

E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin për pronat e Ylli Ndroqit

108
0
Shares

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke lënë në sekuestro preventive pronat e presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, mes tyre dhe 2 televizioneve RTV Ora dhe Ora News.

“Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ky ishte një nga vendimet që nuk është mbështetur në prova. Kanë dyshime në indicie por jo në prova“Ylli Ndroqi nuk eshte denuar ne Turqi” ” tha avokati Alban Qafa.

Sipas organit të akuzës, sekuestrimi i pasurive të biznesmenit erdhi nga hetimi prej gati 18 muajsh për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Në listën e pasurive të sekuestruara është edhe televizioni Ora si dhe 25 pasuri të tjera të Ylli Ndroqit, të cilat sipas SPAK nuk justifikohen nga Ndroqi.

SPAK thotë se ka dyshime se ato janë krijuar nga veprimtaria kriminale në Turqi, Itali dhe Shqipëri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY