PD numëron 5 problemet madhore: Qeveria nuk ka asnjë plan për sigurinë...

PD numëron 5 problemet madhore: Qeveria nuk ka asnjë plan për sigurinë e nxënësve

36
0
Shares

Pas vendimit per rihapjen e shkollave, ish-deputetja e PD-se, Albana Vokshi deklaron se qeveria nuk ka marre asnje mase, e nuk ka shtuar asnje qindarke nga buxheti per gjithe sa nevojiten ne shkolla ne kushtet e kesaj pandemie.

Ne nje deklarate per mediat, ajo theksoi se njësoj si me pandeminë, qeveria nuk ka plan dhe strategji për të rihapur dyert e shkollave në mënyrë të sigurt për nxënësit dhe mësuesit.

Ajo numeron 5 problemet kryesore me te cilat perballet arsimi ne keto kushte, para nisjes se vitit te ri shkollor, e per te cilat, qeveria nuk ka ende asgje pergjigje.

Nga turnet, numri i nxenesve ne klasa, kushtet higjieno-sanitare dhe maskat qe duhet mbajtur, probleme madhore qe sipas saj, presin nje pergjigje urgjente.

Gjatë komunikimit  të vazhdueshëm me mësues dhe prindër, PD pret përgjigje për këto problematika kryesore, për të cilat qeveria as nuk ka marrë dhe as nuk ka dhënë asnjë informacion.

1. Me sa turne do të zhvillohet shkolla dhe sa të gjata do të jenë orët e mësimit? Prindërit duhet ta dinë që tani këtë informacion për të marrë masa për kujdesin ndaj fëmijëve, ndërkohë që ata janë në punë. Aktualisht, në Tiranë dhe në Durrës, shumë prej shkollave kanë mësim me 2 turne. Është e rëndësishme të dihet çfarë do të bëhet me programin e dështuar mësimor 3 lëndë në 6 orë.

2. Problemi i dytë lidhet me numrin e nxënësve në një klasë. Ky informacion akoma nuk është dhënë nga qeveria, pasi ajo është e papërgatitur dhe nuk ka akoma një plan për sigurinë e fëmijëve tanë. Pas shembjes së 106 shkollave kanë ngelur pa ambiente mësimore rreth 12 mijë nxënës në Tiranë, Durrës, Krujë, Kavajë dhe Lezhë. Askush nuk di ku do të shkojnë këta nxënës dhe ku do të japin mësim mësuesit e këtyre shkollave. Asnjë mase shtesë nuk është marrë për transportin për të garantuar distancim fizik.

3. Ndarja në turne dhe ulja e numrit të nxënësve në klasë do të kërkojë rritjen e numrit të mësuesve. Por deri tani nuk ka asnjë njoftim për këtë nga qeveria. Si do të përballohet nga mësuesit, në mënyrë që orët e mësimit të mos bëhen shkel e shko dhe fëmijët të marrin më të mirën e mësimit në klasa? Qeveria nuk ka as për këtë një përgjigje.

4. Problemi i katërt madhor është përballimi nga familjet i shkollave në kushtet e pandemisë. Përveç teksteve dhe mjeteve shkollore, shpenzimet shtohen me maskat apo dezinfektantët për fëmijët. A do të marrë përsipër shteti garantimin e tyre falas? Vetë qeveria ka pranuar se janë mbi 10 mijë nxënës që nuk kanë bërë mësim online për shkak të pamundësisë dhe varfërisë. Si do ta përballojnë rihapjen tani, kur vetëm një fëmijë mund të dojë të paktën 10-20 mijë lekë në muaj maska dhe dezinfektantë?

5. Higjiena në shkolla. Masat antiCOVID lidhen së pari me higjienën, por në shkollat tona nuk ka ujë të rrjedhshëm, ndërsa për sapun apo dezinfektantë të tjerë as që bëhet fjalë. Qeveria e ka detyrim t’u thotë prindërve dhe nxënësve si do të sigurojë kushtet higjieno-sanitare, kur për 7 vjet e gjysem nuk ka bërë asnjë investim në këtë drejtim.

Në këtë kohë të rrezikshme për shëndetin dhe jetën, kryeministri në ikje e ka detyrim të rrisë buxhetin për arsimin për të përballuar masat elementare për sigurinë e fëmijëve, në mënyrë që hapja e shkollave të mos rezultojë një katastrofë shëndetësore.

• Të publikojë udhëzuesin e detajuar dhe planin e masave për nisjen e vitit shkollor
• Të publikojë protokollin e sigurisë në shkolla dhe planin për shpërndarjen e teksteve shkollore, për të shmangur grumbullimet.
• Të përmirësojë infrastrukturën higjienosanitare

/DRONI.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY