FOTO/Fabrika pësoi defekt, i gjithë qyteti mbushet me flokë dëbore prej çokollate

FOTO/Fabrika pësoi defekt, i gjithë qyteti mbushet me flokë dëbore prej çokollate

80
0
Shares

Banorët e Oltenit, midis Zyrihut dhe Bazelit, u tronditën shumë kur pluhuri i mirë i cokollates filloi të binte ne forme dëborë rreth tyre, kjo pasi sistemi i ventilimit në një fabrikë lokale çokollate u prish.

Ndërmarrja Lindt & Spruengli konfirmoi lajmin këtë pasdite, duke thënë se kishte një defekt të vogël në ventilimin e ftohjes, te cilat marrin fragmente të kakaos të grimcuara që formojnë bazën e çokollatës.

Pluhuri i çokollatës menjëherë filloi të përhapet të premten në mëngjes, 14 gusht, duke lënë një pluhurosje të imët mbi çdo objekt dhe rruge, raporton AP News.

Menjëherë pas kesaj, prodhimi në fabrikën Lindt & Spruengli u rikthye ne gjendje normale duke thënë se grimcat ishin plotësisht të padëmshme për njerëzit ose mjedisin.

Sistemi i ventilimit tani është riparuar, kështu që për fat të keq për banorët e Olten duket se nuk do të marrin më shumë dëborë çokollate në të ardhmen e parashikueshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY