EMRI/Një nga më të kërkuarit në Shqipëri, kapet në Han të Hotit...

EMRI/Një nga më të kërkuarit në Shqipëri, kapet në Han të Hotit 61-vjeçari

162
0
Shares

Kapet në PKK Hani i Hotit dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar , i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje

Policia ben me dije se eshte bërë e mundur kapja dhe prangosja e 61 vjeçarit nga Fushë Arrëz, Pukë. Behet fjale per Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot, Njësia Administrative Rrape Bashkia Puke, i dënuar me burgim të përjetshëm .

Sipas policise, ky shtetas, është dënuar me burgim të përjetshem për veprën penale të “Vrasje me dashje për motive të dobëta”.

Dënimi i tij është bërë për arsye se në vendin e quajtur tek rezervuari i qytetit Pukë, ka kryer krimin e vrasjes për motive të dobëta të një shtetasi. Për këtë krim ky shtetas ishte arrestuar dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga burgu.

“Falë bashkëpunimit të Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, u mor infomacion për ardhjen e këtij shtetasi në drejtim të Shqipërisë , i cili në pikën e kalimit kufitar ka dhënë gjeneralitete të tjera me qëllim mos identifikimin, por është vënë në pranga pas verifikimeve të hollësishme.

Ky shtetas bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për ti kapur”,-njoftoi policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY