PD: Sikur te mos zbulonim skandalin e DH Albania, 50 milione euro...

PD: Sikur te mos zbulonim skandalin e DH Albania, 50 milione euro do perfundonin ne llogari private ne SHBA

81
0
Shares

Ish deputeti Agron Shehaj ne nje deklarate ne emer te PD tha sot se sikur PD mos te zbulonte aferen 50 milione euro te DH Albania do te ishin ne ndonje llogari private  ne SHBA.

“Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe, me të cilën u mburr sot.

3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro.

Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera”, perfundon reagimi I deputetin Agron Shehaj.

Skandali i madh i falsifikimut ne bashkepunim me zyrtare te larte te shtetit u mbyll me vetem 4 muaj burg per nje person. Ish drejtori i rrugeve u emerua nenkryetar bashkie pas shkarkimit per skandalin nderkohe qe persona dhe biznese pas skenes nuk i permenden me as nga drejtesia dhe as nga pothuajse te gjitha mediat. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY