Kontrolle dhe në Pogradec e Korçë, policia heq patenta dhe godet me...

Kontrolle dhe në Pogradec e Korçë, policia heq patenta dhe godet me gjoba

45
0
Shares

Nëntë patenta janë pezulluar gjatë orëve të fundit në Pogradec dhe janë vendosur 58 masa të tjera ndershkuese. Keto masa kane ardhur si rezultat i disa kontrolleve.

Sipas policisë janë vendosur 25 masa për parakalime të gabuara, 12 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 8 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve.

Janë vendosur 5 masa maksimale për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

“Ndërkohë në zbatim të këtij plani operacional, në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore të monitoruara nga Drejtoria e Policisë Rrugore vijojnë kontrollet e befasishme, me punonjës policie dhe mjete të uniformuara, por edhe me punonjës policie civilë dhe dronë, duke alternuar veprimet, për identifikimin e shkeljeve si parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit apo mospërdorim të rripit të sigurimit, shkelje këto që kanë vështirësi për t’u konstatuar nga shërbimet fikse në pikat e kontrollit”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY