Digjet fabrika e prodhimit të paletave në Fushë-Krujë, zjarri i qëllimshëm

Digjet fabrika e prodhimit të paletave në Fushë-Krujë, zjarri i qëllimshëm

175
0
Shares
ilustruese

Fabrika e prodhimit të paletave dhe përpunimit të drurir në Fushë Krujë pranë urës së Gjolës është përfshirë nga një zjarr i madh në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Nuk raportohet për viktima.

Zjarrfikësit nga Kruja, Nikla, Kamza dhe Vora ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin.

Nga zjarri në fabrikën në Fushë-Krujë raportohet se janë djegur dhjetëra m3 lëndë drusore, po ashtu rrezikohej një familje si dhe disa biznese aty afër.

Pronari i  fabrikës është marrë në pyetje nga policia për të deklaruar shkaqet dhe dyshimet në lidhje me zjarrin.

Sakaq sipas pronarit zjarri mendohet se ka qenë i qëllimshëm dhe ishte i vendosur ne 4 pozicione të fabrikës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY