31-vjeçari i futet në shtëpi të dashurës, e reja e denoncon në...

31-vjeçari i futet në shtëpi të dashurës, e reja e denoncon në Polici pas asaj që pësoi

66
0
Shares

Gjykata ia kishte ndaluar t’i afrohej e ta takonte, por ai nuk e mori parasysh, duke vijuar me zakonin.

Një vajzë e re ka bërë denoncim në Polici sërish, pasi i dashuri, për të cilin kishte marrë urdhër mbrojtje, i është futur në shtëpi dhe e ka rrahur, madje duke e kërcënuar. Policia e vuri në pranga 31-vjeçarin, me inicialet K.D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë”, tha Policia në njoftimin zyrtar.

Sakaq, specialistët në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. C., 41 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. V., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY